Në qytetin e Fierit një polic bashkiak, i shoqëruar nga dy kolegë të tjerë, ka ofenduar një shitës në rrugë. Kjo e ka acaruar tregtarin, pasi në prani të kësaj situate ishte gruaja dhe djali i tij, i cili ka shpërthyer në lot teksa shinte babain e tij që përleshej me policin bashkiak.
Kolegët e tjerë dhe gruaja e tregtarit kanë ndërhyrë për të qetësuar situatën, por polici i cili mban një celular në dorë i kthehet ashpër tregtarit dhe e dhunon, ndërsa në fund në mënyrë arrogante i flak tej mallin e tij, me të cilin shitësi siguron bukën e gojës.
https://www.youtube.com/watch?v=8iZ3MMUSmYc