Janë shtuar patrullimet e forcave të Policisë së Kosovës, për jashtë ndërtesave kryesore të legjislativit në vend.
Ndërtesa e Kuvendit dhe ajo e Qeverisë janë duke u ruajtur nga policë të armatosur me automatikë, të cilët po patrullojnë për rreth ndërtesave, shkruan ‘Lajmi.net’.
Paraditen e sotme, deputetët e opozitës kanë rikthyer sërish gazin lotësjellës në ambientet e Kuvendit të Kosovës.
Por Komisioni për Punë të Jashmte i Kuvendit të Kosovës, edhe përkundër gazit lotsjellës që u hodh brenda në sallë, ka arritur të votojë projektligjin për Demarkacionin.
Video/ Sërish gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, por Demarkacioni votohet