Pesë persona janë arrestuar nga policia ditën e sotme pasi janë kapur në kushtet e flagrancës duke trafikuar lëndë narkotike.
Policia bën me dije se në kuadër të operacionit të koduar “Ofiçina”, është sekuestruar kokainë, 7 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa, 5 automjete dhe 6 aparate celularë. Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan shtetasit Fatmir Dhimos (Ademi), Leonard Gropa, Ilir Nuhaj, Dardan Kamberaj dhe Simon Toska.
Këta perona janë kapur në ambiente e lokalit në pronësi të D. K në momentin e shkëmbimit të lëndës narkotike.Të arrestuarit akuzohen për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Nxitja për përdorimin e drogës” dhe “Përshtatja e lokalit për përdorim droge.