Teksa po ngjitej në podium për të marrë fjalën dhe për të folur në Kuvendin e PD në Pallatin e Kongreseve, një incident i ka ndodhur ish-kryeministrit Sali Berisha.
Sikurse shfaqet në video ai po ngjiste shkallët e podiumit kur është penguar dhe ka rënë.
Me sa duket ish-kryeministri nuk i ka parë shkallët.
Ka qenë truproja e tij që shihet se vrapon dhe shkon ta ndihmojë. Por lideri historik i PD e ka marr shumë shpejt situatën në dorë dhe ka nisur fjalimin./Opinion.al