36-vjeçari që u mori jetën 3 vajzave të pafajshme në një aksident tragjik ndodhur në Sukth mëngjesin e djeshëm njihej për çmenduritë në timon. Dashnor Deliallisi ka filmuar veten në momente që i jepnin adrenalinë duke ecur me shpejtësi me 176 km/ orë me një makinë BMë superluksoze. Në sfond dëgjohet me volum të lartë kënga më e re e Ghetto Geasy (Getoar Selimit) dhe Majkut, “Ajo”, e njohur nga të rinjtë për refrenin e famshëm, “unë të lagi me shampanjë”.
*Më poshtë video e publikuar nga Balkanweb