Mbrëmjen e djeshme Lazio u mposht nga Lecce me rezultatin 2-1. Por episodi i cili mori vëmendjen e kësaj ndeshje ndodhi në minutat e fundi, ku mbrojtësi spanjoll i bardhekaltërve, Patric, kafshoi në krah futbollistit të Lecces, Giulio Donati.
Pas këtij akti, arbitri e ndëshkoi atë me kartonin e kuq, pasi u pa pamjet në VAR, por për Patric nuk u mbyll aty. Ai është pezulluar për këtë veprim me 4 ndeshje dhe me një gjobë prej 10 mijë eurosh.
Të paktën, Patric duket se e ka kuptuar gabimin dhe i ka kërkuar falje kundërshtarit të tij me anë të një statusi në “Instagram”. “Giulio Donati të kërkoj ndjesë për gjestin që bëra, ishte mungesë kthjelltësie. Për më tepër të uroj shumë fat ty dhe skuadrës tënde për pjesën e mbetur të kampionatit”, shkroi Patric./ Opinion.al