Bota

Video/ Peshkaqeni i afrohet varkës, turistët në panik


               Publikuar në : 12:03 - 15/08/19 |
xhu lia

Deti është gjithnjë plot mistere dhe nuk dihet asnjëherë se çfarë rezervojnë ujërat e thellë të tij. Por për një familje turistësh të cilët po bënin shëtitje me varkë në Cape Cod Bay në SHBA deti u rezervoi një surprizë jo shumë të këndshme.

Ndërkohë që po bëheshin gati për t’u hedhur në det ata u tmerruan kur panë poshtë varkës që po afrohej një peshkaqen i bardhë rreth 17 metra i gjatë.

Për fat të mirë nuk ndodhi asnjë incident që mund të vinte në rrezik jetët e tyre, ndonëse  kaluan disa çaste frike dhe që me siguri ky moment do të qëndrojë i fiksuar gjatë në mendjet e tyre./Opinion.al/

Pas