Aktualitet

VIDEO/ Përplasje fizike në Delvinë, banorët kundër ndërtimit të gurores


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:23 - 19/08/20 |
Al Do

Ndërtimi i një guroreje në fshatin Bajkaj në Delvinë ka nxitur një përplasje mes banorëve dhe përfaqësuesve të firmës.

Banorët e fshatit janë kundër ndërtimit të gurores sepse sipas tyre ajo do të dëmtojë mjedisin në zonë.

Mësohet se përfaqësuesit e firmës kishin shkuar sot në zonë për të bërë një dëgjesë publike lidhur me lejen e ndërtimit të gurores. Por për këtë dëgjesë mesa duket nuk ishin vënë në dijeni banorët e fshatit por vetëm pronarët e tokës ku do të ndërtohet gurorja.

Me të mbërritur banorët situata është tensionuar dhe ka degraduar edhe në përplasje fizike. Banorët kanë firmosur edhe një peticion drejtuar kryeministrit, ministrive të Infrastrukturës e Mjedisit dhe bashkisë Delvinë duke i kërkuar që të anulojë lejen për guroren që është planifikuar. /Opinion.al

Pas