Deputetët e Kuvendit të Kosovës ditën e sotme janë përfshirë në një përplasje fizike gjatë replikave gjatë seancës në lidhje me çështjen e personave të zhdukur gjatë luftës.
Në pamjet e publikuara duket kreu i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi që është përplasur me deputetët e LVV-së, Hajrulla Ceku dhe Hekuran Murati.
Ndërkohë, për shkak të situatës së krijuar në Kuvend, seanca është ndërprerë deri në orën 15:30./ Opinion.al