Demokratët e kanë pritur me protesta Kryeministrin Rama mëngjesin e sotëm në qytetin e Elbasanit, por Policia e Shtetit ka tentuar ti ndalojë duke u hequr edhe pankartat.
Takimi i parë i Edi Ramës në Elbasan duhet të niste në Prefekturë, por për shkak të protestuesve demokratë, ai ndryshoi drejtim për tek Kalaja.
Protestuesit me pankartat që e cilësojnë Ramën si Pasha të Drogës, e kanë ndjekur edhe aty. Por policia,në shkelje të ligjit, siç shihet në video, ka ndërhyrë për të larguar protestuesit nga Edi Rama.
Në një akt të paprecedentë, policët kanë tentuar t’u marrin atyre pankartat. Protestuesit demokratë nuk janë tërhequr.
Shihni pamjet e perplasjes se policise me protestuesit ne Elbasan: