Dy automjete janë përplasur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Fier-Lushnje. Si pasojë e përplasjes katër persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa njëri nga mjetet, një Mercedes-Benz, ka përfunduar i përmbysur në anë të rrugës.
Një nga personat e lënduar është pikërisht drejtuesi i Benzit. Mësohet se tre të plagosurit e tjerë udhëtonin me automjetin tip “Opel”.
Sipas informacioneve të lënduarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Forcat e policisë shkuan që shkuan në vendngjarje nisën punë për zbardhjen e dinamikës.