Një burrë u shpëtua nga zjarrfikësit në qytetin Wu’an në Hebei të Kinës, pasi makina e tij u përmbyt nga një lumë në Kinë.
Pamjet dramatike janë kapur nga kamera ndërsa përmbytjet shkatërruese goditën rajonin pas tajfunit Doksuri.
Në pamje shihet se si ekipi zjarrfikës ka ndihmuar burrin të dalë nga automjeti.
Tajfuni Doksuri ka goditur pjesën lindore të Kinës në orët e para të mëngjesit të 28 korrikut, duke sjellë erëra të forta dhe reshje të dendura shiu në zonat bregdetare.