Situatë e rëndë paraqitet në Laç ku si pasojë e reshjeve të dendura të shiut uji ka vërshëruar në të gjithë qytetin.
Rrugët kryesore janë përmbytur dhe ka vështirësi në qarkullim, siç tregohet edhe në videon e mëposhtme të publikuar nga ‘JOQ’.
Ndërkohë, një qytetar ka denoncuar në Syri.net se në hyrje të qytetit të Laçit disa familje rrezikojnë të përmbyten dhe ndodhen në rrezik si pasojë e vërshimeve të mëdha të ujit.