Nga përmbytjet e mëdha sot në Tiranë është prekur edhe shkolla 9-vjeçare “Sabaudin Gabrani 1” që ndodhet pranë kryqëzimit të “21 Dhjetorit”. Siç shihet edhe nga këto pamje të mbërritura pak minuta më parë në Opinion.al, makina zjarrfikëse po punon për thithjen e ujit. Drejtuesit e kësaj shkolle thanë se “për momentin ka prezencë uji në oborr dhe jo në ambientet e brendshme të shkollës”.
Kjo është hera e dytë që përmbytet kjo shkollë, një nga më të mëdha në Tiranë me mbi 1 mijë nxënës vetëm në arsimin fillor.