Në rrjetet sociale është publikuar një video ku shihet një përleshje fizike mes gazetarit Ilir Demaliaj dhe ish-deputetit Kujtim Gjuzi, aktualisht pjesë e koalicionit të PD, “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.
Siç shihet në video, Demaliaj përpiqet ta godasë Gjuzin, por ky i fundit tërhiqet pas. Por pavraësisht tërheqjes me shpejtësi, Demaliaj arrin ta godasë me shqelm. Ndërkohë, një person i tretë tenton t’i ndajë, por në një moment bie në tokë.
Ende nuk dihet cila është arsyeja e këtij sherri të ndodhur në hollin e një hoteli në Tiranë.