Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan dhe kryeministri Rama po inagurojnë xhaminë e Et’hem Beut në Tiranë.
Në ceremoninë e organizuar kryeministri, Edi Rama ka mbajtur edhe një fjalë përshëndetëse.
Por teksa po mbante fjalimin dhe po fliste për historinë e dhimbshme të fesë në Shqipëri, kryeministri Edi Rama pati një moment të sikletshëm, pasi përkthyesi i ndërpreu fjalën pa e përfunduar.
Rama reagoi duke thënë: Mos ma prit fjalën menjëherë të lutem, më lër të mbaroj fjalinë!
Përkthyesi iu përgjigj: Ju kërkoj ndjesë./Opinion.al