Një skandal i madh ka tronditur futbollin spanjoll dhe Eibarin në veçanti.
Dy futbollistë titullarë të kësaj skuadre, Luna e Sergi Enrik, janë përfshirë në një histori të shëmtuar, nga e cila rrezikojnë shumë.
Dy futbollistët, 25 e 26 vjeç, kanë filmuar veten duke bërë seks me një femër dhe nuk dihet se si, por videoja ka përfunduar në rrjetet sociale.
Të dy lojtarët kanë kërkuar falje publike, por femra e filmuar i ka denoncuar dhe tashmë ata rrezikojnë burgun.