Një banesë u përfshi nga flakët e zjarrit në fshatin Markatomaj të Lezhës.
Burime për korrespondentin e Klan News, Martin Marku bëjnë me dije se zjarri ra në njërën nga dhomat e banesës si shkak i pakujdesisë duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.
Fatmirësisht, pjesëtarët e familjes arritet të dilnin në kohë, por nuk arritën ta shuanin zjarrin.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur shuarjen e flakëve./tvklan.al