Aktualitet

Video/Përfshihet në flakë fabrika e prodhimit të peletit të drurit



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:58 - 21/06/22 |
Opi Nion

Është përfshirë në flakë një prej ndërtesave në pronësi të një firme private që merret me prodhimin e peletit të drurit.

Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në Maliq të Korçës.

Akoma nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit. Ashtu siç shihet nga videot e siguruara nga Klan News, zjarri ka përfshirë më shumë çatinë e godinës dhe disa prej materiale drusore.

Në terren janë duke punuar mjete dhe forca zjarrfikëse nga Maliqi dhe Korça për shuarjen e flakëve të zjarrit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Pas