Shtyrja deri në shkurt e punës së panisur ende të Komisionit të Reformës Zgjedhore i ka shërbyer maxhorancës dhe opozitës të ashpërsojnë më shumë tonet në këtë fundviti, duke shigjetuar njëra-tjetrën për bllokuese të këtij procesi.
Bashkëkryetari demokrat Oerd Bylykbashi akuzoi socialistët se përmes draftit të paraqitur në komision po pengojnë qëllimisht reformën zgjedhore. Me të njëjtën gjuhë ia ktheu edhe kolegu i tij, socialisti Taulant Balla.
Por sa shumë afër e larg janë palët kur bëhet fjalë për vija të pakalueshme të vendosura nga opozita, sic është dekriminalizimi apo përdorimi i teknologjisë në zgjedhje?
Bylykbashi komentoi edhe qëndrimin e mbajtur nga KQZ-ja lidhur me fatin e kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Rroshi dhe deputetit të djathtë Dashamir Tahiri.