Partia Demokratike u doli në mbrojtje sot banorëve të Himarës të cilët protestojnë për shembjen e shtëpive. Pranë tyre sot ishte, deputeti Flamur Noka i cili akuzoi qeverinë se para se të dërgonte inspektorët e ndërtimit u ka dërguar sekserë.
“Në Himarë para se të zbarkonin forcat policore dhe inspektoriati i ndërtimit kanë zbarkuar me dhjetra sekserë që i bëjnë pazare të të gjithë atyre të cilët u është parashikuar të prishet ndërtesa. Sekserët qeveritarë kanë zbarkuar para se të vijë qeveria”, tha ai.
Sipas Nokës po prishen shtëpitë e qytetareve te thjeshte por jo vilat e pushtetareve dhe te afermeve te tyre.
Himara përdoret për të fshehur skandalet. Zbarkojnë në Himarë për të tërhequr vëmendjen nga skandali i Tahirit, vijoi ai me tej.