Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin zhvilloi ditën e sotme një takim me homologun e tij turk, Rexhep Taip Erdogan. Në këtë takim dy presidentët folën për forcimin e bashkëpunimit mes dy shteteve, ku në fokusi ishin marrëveshjet ushtarake.
Dy udhëheqësit morën pjesë në shfaqjen ajrore Maks, ku mbi 800 biznese nga vendet të ndryshme po marrin pjesë në ngjarjen MAKS-2019, për të cilën Rusia shpreson se do të rrisë shitjet e avionëve të prodhuar rusë.
Por gjatë takimit, Putin ka zgjedhur që të qeras Erdogan me akullore, ky gjesta ka bërë që videoja e presidentëve të shpërndahet me shpejtësi në rrjetet sociale. Në videon, shihen dy presidentët të cilët diskutojnë dhe se kush do i paguante akulloret, gjë e cila ka shkaktuar të qeshura./ Opinion.al E.Xh.