Një fenomen i rrallë ka ndodhur në Jerusalem. Në kryeqytetin e Izraelit kanë nisur reshjet e para të dëborës, një fenomen ky që kishte plot 6 vite që nuk ndodhte.
Sipas BCC vendet e shenjta si Muri Perëndimor dhe Kupola e Shkëmbit janë mbuluar nga “flokë” dëbore.
Qytetarët kanë dalë në qytet për të shijuar motin e pazakontë teksa u janë bashkuar edhe qytetarë nga Tel Avivit të cilët kanë dashur ta “shfrytëzojnë” këtë mundësi.
Video e mëposhtme tregon se si Jerusalemi po mbulohet nga dëbora.