Aktualitet

VIDEO/ Pas 30 vitesh, banorët e Bedatit në Divjakë furnizohen me ujë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:56 - 08/08/22 |
Opi Nion

Shpopullimi i fshatit Bedat nga banorët u ndal pasi uji erdhi në çezmat e tyre. Sot kjo zonë arrin të furnizohet 24 orë me ujë falë një projekti të Bashkisë Divjakë.

Banorët ndër vite e kanë mbushur ujin nëpër autobote, sepse as puset nuk kanë pasur ujë. Një javë më parë ka përfunduar projekti dhe depozitat e ujit janë akoma poshtë pallateve si dëshmi e një kohe të përvuajtshme për ujë.

“Tani ka ujë, një javë ka që ka ardhur”, u shpreh një banor.

“Që kur kam qenë dy-tre vjeç mbaj mend që nuk ka pasur ujë. E kemi mbushur gjithmonë me kanaçe”, tha një i ri.

“Këtu është zonë e vdekur se nuk ka ujë poshtë tokës. Ne kemi vuajtur gjithmonë për ujë. Shkonim me gomar e çonim andej. Tashi kemi ujë po çahen zorrat”, u shpreh një tjetër banor.

“Pas 30 vjetësh pritje shyqyr kemi ujë 24 orë. Ky fshat u shpopullua prej ujit. Tani në qoftë se vë dorë bashkia, na ka lënë shumë mbrapa.Vijnë turistët shohin pisllëk, katastrofë”.

Furnizimi me ujë ka qenë ëndërr për banorët e Bedatit në Divjakë. Mbi 30 vjet uji ka munguar duke e bërë të pajetueshëm këtë fshat. Protestat  kanë qenë qenë të shpeshta ndër vite, aq sa dukej se beteja për ujin ka qenë e humbur, duke çuar në largimin e banorëve./ Klan News

Pas