Një foshnje 2-muajshe është nxjerrë e gjallë mbas 29 orësh nga rrënojat e ndërtesave në Turqi. I cilësuar si “një luftarak që në nisje të jetës” ky fëmijë nuk është dëmtuar nga pasoja e tërmetit.
Një video është postuar në rrejtet sociale ku shfaqet ekipi i shpëtimit teksa merr foshnjen në duar dhe e fut në ambulancë. Bebi është i mbuluar me xhupin e një prej personave të ekipit të shpëtimit e më pas mbulohet me batanije. Kjo video ka prekur shumë qytetarë të cilët e kanë komentuar ngjarjen si një mrekulli të zotit./Opinion.al
In Türkiye🇹🇷, 29 hours after the earthquake, a 2-month-old baby was pulled out from the rubble.🙏❤️ #deprem #TurkeyEarthquake #PrayForTurkey pic.twitter.com/NrQehDcxIg
— B A H A R (@bemer_bahar) February 7, 2023