Moti i keq ka goditur gjithe vendin gjatë ditëve të fundit. Si pasojë e erërave të forta ka pasur incidente në qytetin e Vlorës.
Si pasojë e erërave të forta një palmë është rrëzuar në bulevardin Vlorë-Skelë, në qytetin e Vlorës, duke rënë mbi një makinë, por fatmirësisht nuk ka të lënduar, vetëm dëme materiale.
Me sa duket, studia e erërave të forta që pritet të mbërthejë Vlorën, ka detyruar kryetarin e bashkisë, Dritan Leli t’u bëjë thirrje qytetarëve të kenë kujdes dhe të shmangin lëvizjet pranë pemëve.
Bashkia ka njoftuar se “sipas meteorologëve parashikohen shira dhe erëra të forta.
Të gjithë punonjësit e Bashkise Vlorë janë në gadishmëri të plotë. Ju lutemi merrni masat për të shmangur levizjet afër pemëve, afër shtyllave të tensionit si dhe parkimin në zonat e rrezikshme.
Të kufizohen në maksimun lëvizjet në rrugë për shkak të erërave shumë të forta,” -thuhet në njoftimin e saj.