Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Video/ Paradë qeveritare në tryezën e varfër të Nikos!

2018/09/12 at 9:42 AM
në Kryesore, Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Video/ Paradë qeveritare në tryezën e varfër të Nikos!

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirlliu dhe drejtori i Përgjithshëm i OSHEE-së, Ardian Çela udhëtuan në fshatin e largët, Vajzë (Vlorë) në zemër të Labërisë. Dy zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar shkuar për ti ndezur llampën, Niko Ahmetajt, i cili jeton në mjerim bashkë me të shoqen dhe 5 fëmijët. Por rikthimi i energjisë për Nikon me sa duket (nuk) mund të bëhej pa prezencen e Manastirlliut dhe Çelës dhe sigurisht pa kamerat e ERTV, që më pas shfaqen filmin me metrazh të shkurtër në facebook-un e Kryeministrit. Gjithë ky “investim” qeveritar vetëm për të na treguar se Niko nuk jeton më në errësirë, duke harruar se sa Niko të tjerë ka Shqipëria dhe që kanë nevojë për asistencën sociale të shtetit dhe jo për shfaqjen propagandistike të kryeministrit.

Duke na treguar se nuk është e njëjta qeveri që burgosi fakirat sepse nuk mund të paguanin energjinë elektrike. Duke na treguar se nuk është e njëjta qeveri që hoqi mijëra familje nga skema e ndihmës ekonomike. Më saktë nga lëmosha prej 4 mijë lekesh në muaj.

“Me dritëzën e sapondezur të shpresës në familjen e Niko Ahmetit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri që në mëngjes në facebook, ndërsa shfaq edhe videon e montuar me efekte dhe muzikë, taman për të prekur zemrat e shqiptareve.

Por ndër komentuesit, ka nga ata që i tregojnë Ramës se varfëria nuk luftohet me propagandë edhe as me paradën e ministrave apo drejtorëve në fshatrat e largët.

Julian Bistika i shkruan tek komentet: “I bëtë shtëpinë Nikos, por rruga për në Brataj, Vajzë, Gumenicë të Vlores s’na the si është? Skëterrë e gjallë është sepse duhen 3 orë me Jeep të shkosh në Vajzë. Makinat e vogla nuk shkojnë dot. Hajde ta gezojë shtëpinë e re Nikua por si t’ja bëj me rrugen dhe ujin që e mbart akoma me gomar i shkreti”.

Ylber Tota i shkruan kryeministrit: “Janë me mijëra familje që ju keni ndërprerë asistencën sociale që as buken e gojës nuk sigurojnë gjatë vitit vetem si e si të pasuroheni ju komunistat e vertetë PS-PD LSI, dreç e gjithë polika shqiptare, ndërsa popullit kërkoni ti merrni shpirtin ose ta largoni nga vendi që te keni mundesi per me shume shitje territoresh. Je një cop dështak, llumi shekullit”.
Arber Goxhaj shkruan: “Hallet e shqiptarëve nuk zgjidhen me këto pelivanllëqe. Edhe Niko lumadhin sa zgjat kjo video ju zgjidhen hallet. Sapo iku grupi i xhirimit të ERTV, Nikua përseri siç e gjetët”.

/R.Dedaj-Opinion.al

*Videoja e Kryeministrit

Etiketa: celafamilja e nikosmanastirlliutalljevajzevarferivlore

Ju sugjerojmë

Përfshihet nga zjarri fusha e grumbullimit të plehrave pranë inceneratorit të Elbasanit
Aktualitet

Zjarret/ 20 vatra të regjistruara brenda disa orëve

30 Qershor, 2025 9:10 pm
Begaj në Spanjë: Anëtarësimi në BE, një përparësi strategjike e vendit tonë
Kryesore

Begaj në Spanjë: Anëtarësimi në BE, një përparësi strategjike e vendit tonë

30 Qershor, 2025 6:42 pm
Publikohen rezultatet e provimit të Gjuhës së Huaj për Maturën 2025
Aktualitet

Publikohen notat e provimeve me zgjedhje për maturën 2025

30 Qershor, 2025 6:25 pm
“Turizmi rritet”/ Tabaku: Më pak biznese të vogla hapen, shkak taksat e larta dhe…
Aktualitet

“Turizmi rritet”/ Tabaku: Më pak biznese të vogla hapen, shkak taksat e larta dhe…

30 Qershor, 2025 4:01 pm
“SiViaggia”: Shqipëria unike me dete të kristalta
Aktualitet

“SiViaggia”: Shqipëria unike me dete të kristalta

30 Qershor, 2025 3:54 pm
Ligji për bashkëpronësinë/Mazniku: Si do të “rregullohet” jeta e banorëve në pallate
Aktualitet

Ligji për bashkëpronësinë/Mazniku: Si do të “rregullohet” jeta e banorëve në pallate

30 Qershor, 2025 3:42 pm
Nga 1 korriku, patrullim i përbashkët Kosovë-Shqipëri për sezonin veror
Aktualitet

Nga 1 korriku, patrullim i përbashkët Kosovë-Shqipëri për sezonin veror

30 Qershor, 2025 3:32 pm
Dosja “Partizani”/ Tedi Blushi: Procesi ndaj Berishës, farsë e turpshme
Aktualitet

Dosja “Partizani”/ Tedi Blushi: Procesi ndaj Berishës, farsë e turpshme

30 Qershor, 2025 3:21 pm
Shkelje në të paktën 20 raste, nën hetim dy zyrtarë të bashkisë Korçë
Aktualitet

Shkelje në të paktën 20 raste, nën hetim dy zyrtarë të bashkisë Korçë

30 Qershor, 2025 2:55 pm
Përfundon kontrata/FSHF: Andrea Tedesco nuk është më trajner i Kombëtares U-17
Kryesore

Përfundon kontrata/FSHF: Andrea Tedesco nuk është më trajner i Kombëtares U-17

30 Qershor, 2025 2:44 pm
Para
E thotë shkenca: Selfiet na largojnë stresin

E thotë shkenca: Selfiet na largojnë stresin

Fillon sezoni i ri televiziv, por Marina nis pushimet

Fillon sezoni i ri televiziv, por Marina nis pushimet

Sa paguhet Roza Lati nga Instagram? E tregon moderatorja

Sa paguhet Roza Lati nga Instagram? E tregon moderatorja

TE FUNDIT

Franca mbyll centralet bërthamore për shkak të valës së të nxehtit

Franca mbyll centralet bërthamore për shkak të valës së të nxehtit
30 Qershor, 2025

Kompania shtetërore franceze e energjisë, EDF ka mbyllur termocentralin e saj bërthamor “Golfech”, në jug të vendit në përgjigje të...

Lexo më shumë

“Alkool s’kam pirë, veç drogë nga puna”, i infiltruari i policisë hidhet në rrugë

“Alkool s’kam pirë, veç drogë nga puna”, i infiltruari i policisë hidhet në rrugë
30 Qershor, 2025

Në emisionin STOP, një ish punonjës i policisë së shtetit, që punonte si i infiltruar tregon, se e kanë përjashtuar...

Lexo më shumë

Qeveria miraton fondet e reja nga BE në kuadër të Asistencës së Paraanëtarësimit

Qeveria miraton fondet e reja nga BE në kuadër të Asistencës së Paraanëtarësimit
30 Qershor, 2025

Në mbledhjen e sotme (30 qershor) të Këshillit të Ministrave, është miratuar marrëveshja e financimit nga Bashkimi Evropian, në kuadër...

Lexo më shumë

Zjarret/ 20 vatra të regjistruara brenda disa orëve

Përfshihet nga zjarri fusha e grumbullimit të plehrave pranë inceneratorit të Elbasanit
30 Qershor, 2025

Sipas të dhënave të raportuara në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në AKMC, prej orës 09.00 datë 30.06.2025 deri...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com