Mendojmë se gjithçka bëjmë në këtë jetë është në funksion të raportit që ne kemi me pranimin ose jo të vdekjes.
Piramidat, sarkofaget, fetë, diktaturat dhe diktatorët, veprat e mira apo të keqija, gjurmët që ne lejmë pas s’janë gjë tjetër veçse shprehje të kësaj, (le të themi), “patologjie” nga e cila vuan e vetmja kafshë në botë: njeriu!
Emisioni Opinion ka si temë të mbrëmjes pikërisht raportin njeriut me vdekjen.
Në vazhdën e këtij debati, Pastori Akil Pano tha në emision se gjatë një kërkimi në internet, tre fjalët e para që mu shfaqen ishin: Zoti, seksi dhe vdekja. Pano bëri me dije se kjo është një nga tre çështjet që ngjallin frikë, kuriozitet, dilemë si dhe një peshë specifike jo të vogël në raportet ndërnjerëzore, dhe mbi të gjitha kjo është vdekja.