Pasagjerët e një avioni të kompanisë “Spirit Airlines” kanë kaluar momente paniku.
Mësohet se avioni ka shpërthyer në tym dhe flakë në momentin e uljes në pistën e aeroportit ndërkombëtar të Atlantës në Georgia.
Tymi dhe zjarri ka shkaktuar panik mes pasagjerëve të cilët janë çuar nga karriget e tyre dhe pyesin se “çfarë po ndodh?”.
Sipas mediave ndërkombëtare, zjarri në avionin e nisur nga Florida erdhi për shkak të tejnxehjes së frenave, gjatë uljes në pistë.
Ekipet e evakuimit shkuan menjëherë në pistë dhe fatmirësisht asnjë prej pasagjerëve nuk mbeti i lënduar./Opinion.al
Why is the plane on fire @SpiritAirlines? Help!? pic.twitter.com/5vQFn178Ir
— . (@imgoinscottie) July 10, 2022