Kronikë

Video/ Pamjet e vendosjes së tritolit te servisi i automjeteve



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:55 - 28/07/22 |
Opi Nion

Ky është momenti kur dy persona ende të paidentifikuar vendosin një sasi lënde plasëse tek një servis automjetesh, në pronësi të Ronaldo Petit në zonën e Liqenit të Thatë natën e së mërkurës.

Siç shihet në videon e siguruara ekskluzivisht nga TV Klan, dy autorët kanë qenë të veshur me të zeza, maskë covid dhe kapele për tu mos u identifikuar.

Sapo mbërrijnë përpara servisit të Ronaldo Petit, njëri nga autorët zbret nga biçikleta me një pako ku mban lëndën plasëse. Autori tjetër qëndron përpara servisit pa lëvizur. Sapo bashkëpunëtori i tij hedh lëndën plasëse të dy së bashku largohen me biçikletë.

Vetëm pak sekonda më pas lënda plasëse shpërthen.

Nga sasia e vendosur në servis janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Vetë Ronaldo Peti përpara hetuesve ka mohuar të ketë konflikte, ndërsa ka shtuar se lënda plasëse mund të jetë vënë për shkaqe konkurrence.

Megjithatë pavarësisht kësaj dëshmie, uniformat blu po kryejnë verifikime lidhur me ndonjë konflikt ku mund të jetë përfshirë Peti.

Ky është rasti i 20 i vendosjes së tritolit në vend përgjatë vitit 2022. Shkodra është qyteti me më shumë shpërthime e ndjekur më pas nga Tirana. Në të gjitha rastet ndonëse sasitë e eksplozivit janë vënë në zona të mbikëqyrura nga kamera sigurie, policia nuk ka mundur të zbardhë asnjë nga këto ngjarje./Tv Klan

Pas