Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Video/ Pamjet e sherrit para plagosjes së dyfishtë në Tiranë

2018/02/19 at 5:23 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Video/ Pamjet e sherrit para plagosjes së dyfishtë në Tiranë

Tv Klan ka siguruar pamje nga momenti që i parapriu përplasjes me armë mes dy grupeve, përpara një lokali në rrugën “Irfan Tomini”, në zonën e Selitës në Tiranë ku të premten e 16 Shkurtit u plagosën 2 persona.

Kamerave e siguruara nga TV Klan, tregojnë se si në lokalin e Florian Musait hyjnë fillimisht 3 persona. Ata e takojnë 25-vjeçarin i cili ndodhej në shoqërinë e dy të njohurve të tij në një nga tavolinat.

Ata që mbërrijnë, sipas grupit hetimor janë pjesë e grupit të 27-vjeçarit Gjon Pelivani. Duket si një takim sqarues mes palëve, por situata tensionohet menjëherë. Nuk mungojnë gjestet kërcënuese. Fillimisht shtyhen me duar duke i kërkuar llogari njëri-tjetrit. Pas fjalëve, në dritë kanë dalë armët. Në një moment shihet se si një person mban pistoletën në dorë duke kërcënuar publikisht Musain dhe ata që e shoqërojnë.

Hetuesit thonë se edhe ky person që vjen menjëherë nga jashtë fsheh një armë poshtë xhupit jeshil që mban veshur. Ndërsa gjakrat janë nxehur dikush propozon që të sqarohen jashtë pasi siç tregon me dorë në lokal ka edhe kamera.

Pas këtij momenti të gjithë kanë dalë jashtë ku palët i janë afruar një automjeti “Mercedez Benz”. Edhe aty vazhdojnë të debatojnë me njëri- tjetrin derisa gjithçka ka përfunduar me përdorimin e armëve. Akti final nuk është kapur nga kjo kamerë sigurie, por policia thotë se ka pamje të tjera ku vërteton se ishte Florian Musai ai që ka hapur zjarr fillimisht ndaj grupit të personave që e kërcënonin.

Aty mbeti i plagosur në këmbë Gjon Pelivani, apo Valmend Pelivani. Nga shkëmbimi i zjarrit i plagosur mbeti edhe kamarieri 31-vjeçar Renato Hoxha. Në pranga u vunë Pelivani dhe Musai ndërsa në kërkim janë shpallur 2 persona të tjerë. Ende nuk dihet motivi i saktë i konfliktit ndërsa policia po heton ngjarjen në disa pista.

Tv Klan

Etiketa: pamjet e sherritplagosja e dyfishtetirane

Ju sugjerojmë

Andriola Kambo sjell “Muza Fashion Fair”, dedikuar industrisë së modës!
Aktualitet

Andriola Kambo sjell “Muza Fashion Fair”, dedikuar industrisë së modës!

3 Shtator, 2025 10:26 pm
Bllokohen tonelata domate dhe pjeshkë shqiptare në Kroaci, kishin pesticide
Aktualitet

Bllokohen tonelata domate dhe pjeshkë shqiptare në Kroaci, kishin pesticide

3 Shtator, 2025 7:40 pm
Plazhet më të pistë në Shqipëri
Aktualitet

Plazhet më të pistë në Shqipëri

3 Shtator, 2025 6:52 pm
PD nis “reformimin”, Flamur Noka spastron Këshillin Kombëtar
Kryesore

PD nis “reformimin”, Flamur Noka spastron Këshillin Kombëtar

3 Shtator, 2025 6:11 pm
Sylvinho: Nëse nuk fitojmë me Letoninë, e dimë që nuk kemi më shpresa për Botëror
Kryesore

Sylvinho: Nëse nuk fitojmë me Letoninë, e dimë që nuk kemi më shpresa për Botëror

3 Shtator, 2025 5:34 pm
Dixhitalizimi/Rama kritikon bankat: Të prapambetura, kërcënojnë progresin e sektorit
Aktualitet

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Rritet përditë sipërfaqja e çliruar e hapësirave

3 Shtator, 2025 5:32 pm
Bajrami shkoi te Zvicra, Kumbulla: Nuk mendojmë për lojtarët që…
Kryesore

Bajrami shkoi te Zvicra, Kumbulla: Nuk mendojmë për lojtarët që…

3 Shtator, 2025 5:16 pm
Aksi Moglicë-Strelcë-Lozhan i Ri-Maliq, Rama: Përmirëson ndërlidhjen e komuniteteve
Aktualitet

Aksi Moglicë-Strelcë-Lozhan i Ri-Maliq, Rama: Përmirëson ndërlidhjen e komuniteteve

3 Shtator, 2025 3:33 pm
Shqipëria me pagën minimale më të ulët në Europë, 34% më pak se mesatarja e rajonit
Aktualitet

Shqipëria me pagën minimale më të ulët në Europë, 34% më pak se mesatarja e rajonit

3 Shtator, 2025 2:30 pm
Qeveria e re, zbardhet agjenda e Asamblesë së PS
Kryesore

Qeveria e re, zbardhet agjenda e Asamblesë së PS

3 Shtator, 2025 2:15 pm
Para
Brad Pitt dhe Jennifer Aniston mund të ribashkohen? Detaji që nuk duhet humbur

Brad Pitt dhe Jennifer Aniston mund të ribashkohen? Detaji që nuk duhet humbur

Surprizë nuk është vota, por koalicioni që Stresi dëshiron

Fejohet Stresi, publikohen pamje nga shkëmbimi i unazave

Patozi ‘pyet’ Bashën: Kush janë hajdutët e tjerë, Lulzim?

Patozi 'pyet' Bashën: Kush janë hajdutët e tjerë, Lulzim?

TE FUNDIT

Andriola Kambo sjell “Muza Fashion Fair”, dedikuar industrisë së modës!

Andriola Kambo sjell “Muza Fashion Fair”, dedikuar industrisë së modës!
3 Shtator, 2025

Një hapësirë ku kreativiteti dhe biznesi takohen, ky është vizioni pas ‘Muza Fashion Fair’ (MFF),  një nisëm e re e...

Lexo më shumë

Vuçiç paralajmëron blerje të mundshme armësh nga Kina: Nuk është rastësi që Tirana…

Vuçiç paralajmëron blerje të mundshme armësh nga Kina: Nuk është rastësi që Tirana…
3 Shtator, 2025

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha të mërkurën se pjesëmarrjen e tij në paradën ushtarake në Pekin e shfrytëzoi për...

Lexo më shumë

Trump paralajmëron veprime kundër Rusisë nëse Putin nuk “bindet”

Trump paralajmëron veprime kundër Rusisë nëse Putin nuk “bindet”
3 Shtator, 2025

Presidenti Donald Trump sapo ka folur në Zyrën Ovale së bashku me Presidentin polak Karol Nawrocki. Sipas mediave të huaja,...

Lexo më shumë

Bllokohen tonelata domate dhe pjeshkë shqiptare në Kroaci, kishin pesticide

Bllokohen tonelata domate dhe pjeshkë shqiptare në Kroaci, kishin pesticide
3 Shtator, 2025

Kroacia ka asgjësuar 4 ton me domate shqiptare, pasi ato rezultuan të ishin të spërkatura 5 herë më tepër se...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com