Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Video/Afro-amerikani rrihet për vdekje nga policët, shpërndahet videoja shokuese

2023/01/28 at 9:46 PM
në Bota, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Video/Afro-amerikani rrihet për vdekje nga policët, shpërndahet videoja shokuese

Amerikanët kanë dalë në rrugë, të tmerruar nga katër videot shokuese të publikuara mbrëmë nga autoritetet në Memphis, Tenesi, të rrahjes së egër dhe fatale të 29-vjeçarit afrikano-amerikan Tire Nichols nga pesë oficerë.

Pamjet tregojnë sesi burri, i ndaluar më 7 janar 70 metra larg shtëpisë së tij, po ndiqet pasi i kishte shpëtuar një sjelljeje të dhunshme nga policët.

Pasi kapet, ai sulmohet me taser dhe spraj piperi, shtrihet përtokë, goditet me shkopinj, shkelma dhe grushtohet për katër minuta, ndërsa bërtet se nuk ka bërë asgjë dhe tre here thërret ‘mama’. Më pas qëndron i shtrirë në rrugë për 22 minuta duke pritur ambulancën. Babai i një djali 4-vjeçar,  një skateboardist i aftë, vdiq tre ditë më vonë në spital nga plagët dhe gjakderdhja e brendshme. Tani familja kërkon drejtësi.

Ndryshe nga disa precedentë dramatikë të ngjashëm, edhe policët e përfshirë në këtë ngjarje janë me ngjyrë. Ngjarja ka nxitur mijëra njerëz të protestojnë duke kërkuar drejtësi për Nichols dhe t’i jepet fund “terrorit policor”. Protestat u shtrinë në Uashington, Atlanta, Çikago, Filadelfia, Detroit, Boston, Portland, Sacramento, San Francisko, Providence, Dallas dhe Nju Jork.

Deri tani ka pasur vetëm tre arrestime me disa përleshje në tubimin në Times Square, por në përgjithësi demonstratat kanë qenë paqësore, siç kishte kërkuar familja e viktimës dhe vetë presidenti Joe Biden. Kjo ndoshta edhe falë reagimit në kohë dhe transparent të autoriteteve, të cilët akuzuan menjëherë pesë oficerët e policisë (deri tani janë deklaruar të pafajshëm), duke pezulluar dy të tjerë në pritje të hetimeve për sjelljen e tyre. Por të gjitha qytetet kryesore amerikane janë në gatishmëri për fundjavën dhe Shtëpia e Bardhë ka kontaktuar kryetarët e bashkive të metropoleve në funksion të dhunës së mundshme.

Siguria e Kapitolit është forcuar gjithashtu. Biden, i cili telefonoi familjen e tij të premten, tha se ishte “i indinjuar dhe thellësisht i pikëlluar kur pa videon e tmerrshme të rrahjes”, duke e quajtur atë “një kujtim tjetër i dhimbshëm i frikës dhe traumës së thellë, dhimbjes dhe rraskapitjes që amerikanët me ngjyrë përjetojnë.” Presidenti gjithashtu bëri thirrje për “një hetim të shpejtë, të plotë dhe transparent” dhe rikujtoi apelin për Kongresin për të miratuar ligjin e reformës policore që mban emrin e George Floyd./Opinion.al

https://vs.ansa.it/sito/video_mp4_export/m20230128105221521.mp4

Ju sugjerojmë

Banka Botërore: Ukrainës i duhen 411 miliardë dollarë për rindërtim
Bota

Banka Botërore: Ukrainës i duhen 411 miliardë dollarë për rindërtim

22 Mars, 2023 4:39 pm
Alibeaj “hap derën” për kandidatët e dalë nga primaret e PD: Dora është e shtrirë
Politikë

Alibeaj në kërkim të kandidatëve për kryetar bashkie

22 Mars, 2023 4:31 pm
Kina e krijon vaksinën e saj me teknologjinë mRNA kundër koronavirusit
Bota

Kina e krijon vaksinën e saj me teknologjinë mRNA kundër koronavirusit

22 Mars, 2023 4:24 pm
Çfarë duhet të dini për kualifikueset e Euro 2024
Sport

Çfarë duhet të dini për kualifikueset e Euro 2024

22 Mars, 2023 4:14 pm
Si po përfiton Kina nga sanksionet ndaj Rusisë?
Bota

Si po përfiton Kina nga sanksionet ndaj Rusisë?

22 Mars, 2023 4:07 pm
Me “Ferrari” në Firence, gjobitet 500 euro turisti amerikan
-Jetë dhe Stil

Me “Ferrari” në Firence, gjobitet 500 euro turisti amerikan

22 Mars, 2023 3:37 pm
Macron: Reforma e pensioneve do të vazhdojë! Respektojmë protestat, por jo dhunën
Bota

Macron: Reforma e pensioneve do të vazhdojë! Respektojmë protestat, por jo dhunën

22 Mars, 2023 3:26 pm
Video/”Ti amo”, fansat në delir rrethojnë Mesin që del nga restoranti
Sport

Video/”Ti amo”, fansat në delir rrethojnë Mesin që del nga restoranti

22 Mars, 2023 3:16 pm
Radarë dhe dragera në vëzhgim, policia heq 267 patenta në 72 orë
Kronikë

Radarë dhe dragera në vëzhgim, policia heq 267 patenta në 72 orë

22 Mars, 2023 3:09 pm
Ozil tërhiqet nga futbolli në moshën 34-vjeçare
Sport

Ozil tërhiqet nga futbolli në moshën 34-vjeçare

22 Mars, 2023 2:53 pm
Para
Tërmet me mangitudë 4.3 të shkallës rihter në Malin e Zi

Tërmet i fortë në kufirin Turqi-Iran, raportohen dëme

E ardhmja profesionale, Zidane mes Juventusit dhe Bayernit

E ardhmja profesionale, Zidane mes Juventusit dhe Bayernit

Video/Drift me Mercedes, 75 mijë lekë të reja gjobë për vlonjatin

Video/Drift me Mercedes, 75 mijë lekë të reja gjobë për vlonjatin

TE FUNDIT

Banka Botërore: Ukrainës i duhen 411 miliardë dollarë për rindërtim

Banka Botërore: Ukrainës i duhen 411 miliardë dollarë për rindërtim
22 Mars, 2023

Banka Botërore ka thënë se Ukrainës do t’i duhen 411 miliardë dollarë për rindërtim të shtetit. Këto vlerësime janë bërë...

Lexo më shumë

Alibeaj në kërkim të kandidatëve për kryetar bashkie

Alibeaj “hap derën” për kandidatët e dalë nga primaret e PD: Dora është e shtrirë
22 Mars, 2023

Gjetja e kandidatëve për kryetar bashkie në zgjedhjet lokale të 14 Majit është një tjetër sfidë për PD e drejtuar...

Lexo më shumë

Kina e krijon vaksinën e saj me teknologjinë mRNA kundër koronavirusit

Kina e krijon vaksinën e saj me teknologjinë mRNA kundër koronavirusit
22 Mars, 2023

Kina e ka miratuar vaksinën e saj të parë kundër koronavirusit, e cila e lufton virusin përmes teknologjisë mRNA. Rregullatorët...

Lexo më shumë

Çfarë duhet të dini për kualifikueset e Euro 2024

Çfarë duhet të dini për kualifikueset e Euro 2024
22 Mars, 2023

Nis rrugëtimi i gjatë drejt “Euro 2024”. Prej kësaj të enjteje dhe deri në nëntor 2023 do të zhvillohen kualifikueset...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

About Us

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com