Dëme të shumta kanë pësuar banesat në qytetin e Vlorës si pasojë e përmbytjeve.
Më të prekurat kanë qenë sidomos katet e para të shtëpive por edhe pallateve.
Këto pamje që na vijnë janë nga brenda një shtëpie në qytetin bregdetar.
Dëmet janë të pallogaritshme. Çdo dhomë e kësaj banese ka prani të konsiderueshme uji duke e bërë jetesën aty të pamundur.