Tre persona, duke përfshirë një fëmijë 6-vjeç, janë konfirmuar të vdekur pasi avionët luftarakë rusë bombarduan një maternitet në Ukrainë të mërkurën.
Spitali, në qytetin e rrethuar të Mariupolit, u godit “disa herë” nga bombat ruse me eksploziv të lartë thanë zyrtarët. Sipas Presidentit të Ukrainës, Zelensky, janë plagosur të paktën 17 persona.
Sergei Orlov, nënkryetar i bashkisë së Mariupolit, tha se ai është ‘absolutisht i sigurt’ se rusët e dinin se po bombardonin një spital kur nisën sulmin vonë dje – duke shtuar ‘ky është spitali i tretë që ata kanë shkatërruar’ pas një njësie Covid me 300 shtretër dhe bankat e gjakut ishin në shënjestër të martën.