Pamjet që do shihni në videon më poshtë janë vërtetë të rënda. Bëhet fjalë për një aksident të ndodhur teksa një motor ku ndodheshin një djalë dhe një vajzë, kalojnë me semafor të kuq.
Për pasojë përplasen furishëm nga makina që u del përpara, duke bërë që vajza ta pësojë keq. Ajo që shihet është se krahas dëmtimeve fizike, vajzës i këputet fare këmba, duke krijuar një skenë vërtetë horror.
Por ndërsa këmba shihet e këputur, mësohet se e reja ka shpëtuar nga vdekja. Kjo video duhet të shërbejë si një mesazh i fortë për të respektuar rregullat e qarkullimit rrugor./ Express