Kanë dalë pamje të reja nga përplasja fizike mes ish-deputetit të Partisë Demokratike, Luçiano Boçi dhe biznesmenit, Gjergj Luca.
Në pamjet e mësipërme të marra nga kamerat e sigurisë shfaqet momenti kur Luçiano Boçi godet me grushte biznesmenin Gjergj Luca.
Luçiano Boçi ka qenë në një takim me mbështetës të tij në një lokal të zonës, kur është konfliktuar me biznesmenin. Ish-deputeti demokrat menjëherë pas ngjarjes në një deklaratë për mediat tregoi shenjat e dhunës në fytyrë dhe akuzoi se biznesmeni e kërcënoi me jetë duke shprehur “më tha do të mbush barkun me plumba”.
Ndërkohë biznesmeni Luca pretendon se sherrin e nisi Boçi i cili i ka shkuar pranë biznesit të tij dhe ka provokuar disa herë. Biznesmeni gjithashtu e akuzon Boçin se i ka vjedhur telefonin, që i ra në tokë gjatë përplasjes.
Prokuroria ka nisur hetimet për rastin pas denoncimeve që ka marrë nga të dy palët duke shoqëruar disa nga personat që ishin prezent në momentin e konfliktit fizik mes Boçit dhe Lucës./Opinion.al