Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një nga rrugët e Prishtinës.
Një shtetase 22 vjeçare ka qenë duke ecur në trotuar kur është goditur nga një kamionçinë që humbi kontrollin në kthesë.
Aksidenti i frikshëm është filmuar nga një kamera sigurie, që tregon momentet se si kamioncina përplas gruan që ishte shtatzënë.
T.H u dërgua me urgjencë në spital dhe ndodhet në terapi intensive.
Edhe pse goditja ka qenë e rëndë, mjekët kanë dhënë shpresa të mira për gruan dhe foshnjën që mban në bark. D.L
Pamjet e mëposhtme nuk janë të lejueshme për fëmijët nën 15 vjeç