Mund të quhet e tmerrshme ajo që ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kanada, kur një person I armatosur ka hapur zjarr pa paralajmërim në një rrugë të populluar në Toronto, duke lënë të vdekur një vajzë të vogël si edhe plagosur 13 persona të tjerë.
Sipas policisë një nga personat e plagosur, një vajzë 9 vjeçare është në gjendje kritike për jetën, ndërsa autori i dyshuar i masakrës thuhet se ka mbetur i vdekur, në një shkëmbim zjarri me policinë.
Kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentin kur autori hap zjarr ndaj qytetarëve në rrugën Danforth Avenue të dielën në mbrëmje,-citohet gazeta kanadeze “Globe And Mail”.
Motivi I kësaj ngjarje thuhet të ketë pasur në shënjestër një restorant, por kjo është ende i paqartë.