Aktualitet

Video/ Pamje nga zyra e ish-kreut të PD Lulzim Basha, krejtësisht bosh


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:45 - 28/03/22 |
Opi Nion

Pamjet e mëposhtme vijnë nga selia e Partisë Demokratike dhe konkretisht nga zyra e ish-kryetarit të PD, Lulzim Basha.

Sikurse duket në videon e siguruar nga Opinion.al,  zyra e liderit demokrat është e gjitha bosh. Me sa duket me dorëheqjen si kryetar i Partisë Demokratike, Basha zbrazi tërësisht zyrën e tij.

Lulzim Basha dha dorëheqjen si kryetar i PD-së, pas humbjes në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 Marsit. Në këto zgjedhje PD zyrtare jo vetëm që nuk fitoi asnjëra nga 6 bashkitë, por u rendit edhe forcë e tretë.

Ndërkohë në selinë e PD janë hequr edhe dyert e blinduara. Pasi Komisioni i Rithemelimit hyri në selinë e Partisë Demokratike, nisi çmontimi i dyerve të blinduara që u vendosën pak ditë para protestës së 8 Janarit.

Kujtojmë se me vendimin e gjykatës të dhënë ditën e premte Komisioni i Rithemelimit udhëheq zyrtarisht dhe ligjërisht Partinë Demokratike./Opinion.al

Pas