Duken si jo reale por këto janë pamjet e qytetarëve shiptarë të cilët udhëtojnë në linjën Bari-Durrës me agjencinë Adria Ferrie.
Pamjet janë publikuar në rrjet, dhe arrihet të dallohen qytetarët të shtrirë në të dyja anët e korridorit të tragetit me një varg i cili vijon i gjatë disa metra.
Duket se pavarësisht kostos së lartë të biletave, pasagjerët shqiptarë udhëtojnë në kushte mjaft të vështira.
Qytetarët detyrohen të përfundojnë të shtrirë në koridoret e tragetit sëbashku me familjarët e tyre, shpesh me me femijët e vegjël, sepse kostoja e një dhome është shumë e lartë./Opinion.al