Këto janë pamjet e brendshme të magazinës në Selitë, e përshtatur për kultivimin e kanabisit.
Policia e Tiranës ka vënë në pranga 7 persona, 3 prej të cilëve janë punonjës të OSHEE-së.
Këta të fundit nuk kanë konstatuar lidhjet e paligjshme të energjisë elektrike në këtë ambient.
Bëhet fjalë për shtetasit Erlind Tresa, Reshit Tresa, Asqeri Likaj, Elvis Lala, Ervis Pashollari, Elton Cenaliu dhe Gëzim Gjonpali.
Në kërkim nga blutë është shpallur edhe një tjetër, ndërsa për “moskallëzim krimi” po procedohet penalisht një 39 vjeçare.