Aktualitet

Video/ Pamje brenda tunelit te Llogarasë ku janë hapur 3 mijë metër



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:47 - 30/07/22 |
Opi Nion

Tashmë është kryer gjysma e punës për hapjen e tunelit të Llogarasë. Nga 6 kilometra që parashikohet që të jetë i gjatë tuneli, deri më tani janë kryer punimet për 3 kilometra.

Punimet po vijojnë paralelisht për të dy krahët e lëvizjes dhe për tunelin e emergjencës. Provizorisht pritet që tuneli të hapet në vitin 2023, por për qarkullimin e automjeteve, tuneli do të jetë gati në vitin 2024.

Tuneli do të ketë dy korsi në secilin krah të tij dhe një korsi emergjence. Me një vlerë prej afro 140 milionë eurosh, tuneli i Llogarasë është një nga veprat më të mëdha infrastrukturore për jugun e vendit, i cili pritet jo vetëm të lehtësojë lëvizjen e turistëve drejt plazheve të Rivierës Shqiptare, por edhe të ndikojë në rritjen e tyre.

Gjithashtu, tuneli i Llogarasë që nis nga ura e Shën Elizës në zonën e Dukatit deri në urën e Palasës, do të shkurtojë dhe distancën për ata qytetarë që do të vizitojnë apo banojnë në jug të vendit.

 

 

 

 

Pas