Një grua e prekur me koronavirus është duke u trajtuar në spitalin e Durrësit, ndërsa mësohet se gjendja e saj ka qenë e rënduar prej ditës së djeshme. Në një lidhje në emisionin “Opinion”, gazetarja e TV Klan Enkeleda Arapi, tha se prej ditës së djeshme, gruaja ndodhej në reanimacion.
“Situata është përkeqësuar dhe që prej ditës së djeshme ishte futur në reanimacion, pasi gjendja ishte e rëndë dhe po mbahet në terapi intensive. Ajo që doja të theksoja unë që pacientja ndiqej vazhdimisht në spitalin e Durrësit, pra ishte një e sëmurë kronike. Në momentin që kishte ardhur ajo nuk e kishte treguar historinë e udhëtimit në Itali. Flitet që është kthyer nga Italia tre ditë më parë dhe në momentin që është kthyer ka marr pjesë në një ceremoni mortore tek një i afërm”, tha gazetarja./ Opinion.al