Dy futbollistët e Arsenal Mesut Ozil dhe Sead Kolasinac ishin shënjestra e një sulmi për ti grabitur në rrugët e Londrës.
Mediat anglezet raportojnë se dy persona të maskuar tentuan të vidhnin makinën e Ozil nën kërcënimin e thikave.
Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar sepse hajdutët u larguan me motor pas Kolasinac doli nga makina dhe pothuajse pati një përleshje me ta.
Dy futbollistët i ndoqën hajdutët për rreth një milje. Ozil dhe Kolasinac u ndalën tek Golders Green Lane ku ishin më të sigurt dhe folën me një oficer policie.
Arsenali tha në një deklaratë: “Ne kemi qenë në kontakt me të dy lojtarët dhe ata janë mirë”. /Opinion.al