“Don Kishoti” ka ofruar më shumë humor se kurrë në Teatrin Kombëtar, por këtë radhë merita nuk ishte as e subjektit të Servantesit, regjisorit Klad Ymeri, apo aktorëve kryesorë Gentian Zenelaj e Romir Zalla… Siç ndodh shpesh këtë periudhë protagoniste ka qenë OSHEE, pasi shfaqja u ndërpre për shkak të mungesës së energjisë elektrike. E megjithatë, për të mbajtur gjallë atmosferën dhe respektuar publikun e pranishëm ka menduar aktori Gent Hazizi i cili është përpjekur ta shfrytëzojë këtë situatë për disa batuta me doza ironie.
Mungesa e energjisë elektrike ka zgjatur për afro 30 minuta, ndërsa publikut në sallë dhe aktorëve në skenë i janë dashur të sfidojnë dhe temperaturat e ulta të nëntorit. Të shtunën dhe të dielën janë dy shfaqet e fundit të “Don Kishotit” në Teatrin Kombëtar. Në këtë shfaqe të regjisorit Klajd Ymeri interpretojnë aktorët: Romir Zalla, Gentian Zenelaj, Albana Sançolli, Gert Ferra , Aurora Qazimi, Amos Muji Zaharia, Valina Muçolli, Gent Hazizi, Alesia Xhemalaj dhe Arlinda Morava si sopran