Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Kuvendin e Shqipërisë, ku pritet që për pak minuta të nisë seanca plenare e ditës së sotme.
Kreu i qeverisë për t’iu shmangur çdo përplasje me protestuesit që janë stacionuar në oborrin e Kuvendit, ka zgjedhur që të kalojë nga hyrja e Akademisë së Shkencave, atje ku hyn dhe kryeparlamentarja Nikolla.
Ndërkaq seanca e sotme pritet të zhvillohet mes tensioneve ku deputetët e opozitës kanë mbledhur karriget, ndërsa jashtë janë mbledhur protestuesit për protestën e thirrur nga opozita.