Mbrëmjen e 21 marsit në programin “Opinion” u diskutua lidhur me disa çështje. Në pjesën e parë u fol kryesisht me problematikat e rendit, në mënyrë të veçantë mbi krimin në qytetin e Elbasanit si dhe për vrasjen mafioze të Refik Gurrës, i cili ishte avokati i disa emrave të njohur të botës së krimit si Emiliano Shullazi dhe disa anëtarë të fisit Capja.
Në pjesën e dytë të programit u diskutua lidhur një skandal të bërë publik nga media, që lidhet me dy indianë të kërkuar ndërkombëtarisht për mashtrim financiar me dëm 725 milionë dollarë, të cilët figurojnë shtetas shqiptar, madje njëri prej tyre konsull nderi në Nigeri.
Për të diskutuar lidhur me kto çështje ishin të ftuar gazetarët investigativë, Klodiana Lala dhe Artan Hoxha.
Ndërsa në pjesën e fundit të “Opinion” u shfaq një kronikë lidhur me Kongresin e PS-së.
Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme: