Psikologia, Denada Toçe, ka theksuar në studion e Opinion se mediat kanë një impakt të jashtëzakonshëm në sjelljen e individit, madje duke ndryshuar edhe stilin e tyre të jetesës.
Toçe tha se pas një studimi të viteve ’80 media krijonte disa modele të caktuara dhe mbi të gjitha impononte sjellje të caktuara të individit dhe krijonte pritshmëri që realisht nuk janë reale.
“Imagjino tani rrjetet sociale që i japin të fotografuara, të shkruara shumë momente të paraqitura të jetës që të gjitha bashkë duket se përbëjnë albumin e jetës së një individi”, nënvizoi ajo në Opinion.
Sipas saj, këto janë momente të fiksuara, e ngjashme kur dikush që sheh komshiun e tij teksa del me një makinë të shtrenjtë, në të gjitha raste, ai e sheh në sekuenca të caktuara.
“Pra jeta e tij, në shumë sekuenca dhe në shumë sjellje joverbale, tregon se jeta e tij është mirë dhe është keq. Kurse jeta e fokusuar në fotografi, në thënie, në një libër është një jetë e fiksuar dhe e ndërtuar siç do individi”, shpjegoi ajo.
Shiko videon: