Kryeredaktori i gazetës Dita, Adrian Thano theksoi në emisionin Opinion se edhe nëse nuk do ishin 4 mijë vota diferencë, pra të ishin thjesht 1 mijë vota, PD përsëri do të thojë se droga apo krimi i ka blerë votat.
Thano bëri me dije se reagimet në lidhje me rezultatin, kryesisht këto nuk janë të papritura.
Ai tha se e vërteta është se Lulzim Basha nuk mund të pranojë humbjen, se nëse e pranon atë, ai nuk do të jetë më nesër aty ku është.