Gazetari Armand Shkullaku në studion e Opinion e ka konsideruar komunikimin e kryeministrit Edi Rama, në rrjetet sociale si propagandë të ngjashme me atë të Koresë së Veriut.
“ Jemi i vetmi rast në botë që kryeministri xhiron veten dhe bën monolog një orë para një kompjuteri. Si dhe kemi një kryetar bashkie që mobilizon ekipe të tëra, filmon me dron dhe ajo serviret e gatshme. Është stil komunikimi e kohës sa Mao Ce Dunit.Ne jemi fiks sot në kohën e propogandës së Koresë së Veriut”, tha ish-drejtori i ABC News Armand Shkullaku.
Shiko videon: